Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një statusi në rrjetin social facebook, ka bërë të ditur se në fshatin Samadrexhë do të ndërtohet një çerdhe e re.
Një tjetër çerdhe e re po ndërtohet, por tani edhe në fshatin Samadrexhë.
“Jemi duke bërë një punë të mirë, të nevojshme dhe të domosdoshme dhe një shërbim për fëmijët, që mbetet puna më e mirë që ne bëjmë”.
“Ne sot e vizituam vendin ku filluan punimet dhe brenda afatit të kontratës, besojmë se do ta përurojmë”.
“Zhvillimi ekonomik do ta prek secilin segment, dhe ne jemi të gatshëm të punojmë”, ka përfunduar kryetari Muharremaj.