Ahmeti: Më 10 gusht hapen çerdhet në kryeqytet

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se hapja e çerdheve në kryeqytet do të bëhet të hënën që vjen.

“Vendimi i fundit i Qeverisë e delegon kompetencën për hapjen e kopshteve te komunat. Komuna e Prishtinës i menaxhon 8 kopshte publike dhe 9 kopshte me bazë në komunitet, duke përfshirë SOS kopshtin”, është shprehur Ahmeti

“Këto kopshte do të hapen të Hënën, 10 Gusht, duke zbatuar udhëzimin e hartuar nga MASHT dhe protokollin e hartuar nga Komuna e Prishtinës në mënyrë që të mbrohet shëndeti i fëmijëve e punonjësve dhe parandalohet përhapja e COVID-19”.

Vendimi i fundit i Qeverisë e delegon kompetencën për hapjen e kopshteve te komunat. Komuna e Prishtinës i menaxhon…

Gepostet von Shpend Ahmeti am Freitag, 7. August 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme