Në Serbi është konfirmuar rasti i dytë me coronavirus, ka bërë të ditur B92.
Bëhet fjalë për një shtetas kinez.
Rasti i parë në këtë vend ishte konfirmuar më 6 mars, në Suboticë.
Nga vendet e rajonit, Kosova e Mali i Zi deri më tash janë të paprekura nga ky virus që ka shkaktuar panik në gjithë botën.
Sot, Maqedonia ka konfirmuar rastin e katërt, ndërkohë Shqipëria dy rastet e para.