Në ShBA aprovohet testi, ku personat ia marrin vetes mostrën dhe e dërgojnë në laborator

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Administrata për Ushqim dhe Barëra e SHBA-së (FDA), i ka dhënë “miratim emergjent” një kutie për testim të koronavirusit, e cila mundëson që të dërgohen mostrat e mbledhura nga shtëpitë në laboratorë me anë të postës, raporton revista VOX të hënën.

Testi i ri është i treti me radhë i cili ka marrë aprovimin nga FDA me një autorizim emergjent, dhe kjo nënkupton standard më të ulët se në kushte normale kur administrata kërkon më shumë kohë e përmbushje të kritereve për miratime.

Autorizimi i përdorimit emergjent do të rrisë numrin e pajisjeve të besueshme për mbledhje të mostrave nga shtëpia, duke iu shmangur rrezikut të ekspozimit në spitale.

Procesi i testimi shkon kështu: duhet të bëhet një ankete online për t’u siguruar që personi ka arsye për t’u testuar, pra ka simptome apo ka pasur kontakt me person të infektuar. Pastaj pajisja dërgohet me postë menjëherë. Personi merr vetë mostrën nga hunda, e pastaj të njëjtën ditë ia dërgon laboratorit të certifikuar. I tërë procesi zgjatë tre deri në pesë ditë dhe kushton 135 dollarë.

FDA-ja nuk ka autorizuar asnjë test i cili në tërësi mund të bëhet nga shtëpia, pra marrjen e mostrës dhe diagnostikimin. Edh pse shumë kompani janë duke bërë përpjekje për të krijuar teste të tilla, ekspertet thonë se testet nga shtëpia, me rezultate të shpejta, janë me muaj larg prodhimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme