Marka ndërkombëtare e naftës bruto, Brent, ka arritur çmimin më të lartë në vitin 2019, duke u ngjitur në 66,48 dollarë për fuçi, ndërkohë marka amerikane e naftës së papërpunuar West Texas Intermediate (WTI) është ndalur në 55,97 dollarë për fuçi.
Marka Brent mbylli tregtimin të premten me 64,81 dollarë për fuçi, ndërsa WTI e mbylli me 54,88 dollarë për fuçi.
Rritja e çmimit të naftës Brent është kushtëzuar nga ulja e furnizimit me naftë nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), si dhe OPEC+, si dhe nga një ulje më të madhe se sa pritej e prodhimit nga Arabia Saudite.
Paralelisht me këtë, edhe sanksionet amerikane kundër Venezuelës dhe Iranit po ngrenë çmimet e naftës.
”Të premten, çmimet e naftës së papërpunuar filluan të rriten pavarësisht rritjes të numrit të puseve të naftës në SHBA, me çka vendi tashmë ka 857 puse aktive, bën të ditur kompania për menaxhimin e fushave të naftës”, Baker Hughes. /ATSH