Ekzekutimi i fundit për këtë vit në ShBA ndodhi dje në mbrëmje në Florida, duke e çuar në 25 numrin e të dënuarve me vdekje dhe të ekzekutuar për vitin 2018 në gjithë vendin.
Jose Jimenez, 55 vjeç, u shpall i vdekur nga autoritetet në orën 21:48 (02:48 GMT), pasi mori injektimin vdekjeprurës në burgun “Starke”.
Ai ishte dënuar me vdekje në vitin 1994 për një vrasje veçanërisht të dhunshme.
Por, shumë procedura gjyqësore kishin shtyrë ekzekutimin e tij.