Ato janë shumë të ushqyeshme dhe një ndër produktet që i konsumojmë më tepër. Thuajse të gjithë i përdorim vezët dhe i pëlqejmë ato, por ka disa fakte që me shumë gjasë nuk i dimë…
1. Egjiptianët ishin të parët që u morën me biznesin e vezëve
Rreth vitit 1400 p.k. egjiptianët zbuluan se si të ngrohnin vezët brenda shpellave të vogla nëntokësore. Kjo bëri që të kishte më tepër pula, të cilat u përhapën në mbretërinë egjiptiane si burim ushqimi. Egjiptianët i konsideronin vezët edhe si të shenjta dhe mbanin shporta me vezë brenda tempujve të tyre për t’u siguruar nga ndonjë përmbytje e mundshme.
2. Romakët shpikën omëletën
Ata e ëmbëlsonin vezën me mjaltë dhe e quajtën atë ovemele, e cila fjalë për fjalë përkthehet “vezë dhe mjaltë”. Disa thonë se pikërisht këtu qëndron edhe origjina e fjalës “omëlet”, ndërsa të tjerët e lidhin origjinën e kësaj fjale për amelette-n franceze, e cila bën fjalë për një omëlët në formë të sheshtë. Romakët gjithashtu mendonin se vezët ishin një lloj hajmalie për fat të mirë dhe shpesh shtronin lëvozhgë vezësh në dyshemetë e tyre.
3. Vezët e Pashkëve ngjyrosen prej shumë shekujsh
Në fenë e krishterë vezët përfaqësojnë rilindjen dhe në kohët mesjetare dhe madje edhe më parë, vezët ngjyroseshin shpesh të kuqe për të simbolizuar gjakun e Krishtit. Burime të shumta pohojnë se ngjyrosja e vezëve në fakt daton para krishtërimit dhe lidhet me ritualet pagane që mirëprisnin stinën e pranverës.
4. Një profete vezësh mashtruese
Në 1806, një angleze me emrin Mary Bateman bindi qindra njerëz që pula e saj parashikonte fundin e afërt të botës. “Krishti po vjen” lexonin vezët që mbante pula e Bateman. Ajo shiti shumë vezë nën këtë ide, por në fund u zbulua që ishte thjesht një mashtruese kur një mjek lokal e kapi, duke i futur pulës në pjesën e pasme një vezë të shkruar me dorë. Bateman vazhdoi më pas të praktikonte mjekësi dhe u ekzekutua për helmim të disa pacientëve të saj.
5. Një mutacion gjenetik i lejon pulat të shtrojnë vezë përgjatë gjithë vitit
Te kafshët e egra, një receptor hormonal tiroide-stimuluese ndihmon në rregullimin e riprodhimit në stinë të veçanta. Pulat kanë mutacion të këtij gjeni gjë që u lejon të bëjnë vezë gjatë gjithë vitit.
6. Kina udhëheq botën në prodhimin e vezëve
Vendi që tejkalon SHBA-të në prodhimin e vezëve në vitin 1984 dhe që tani llogarit rreth 40 përqind të prodhimit botëror të vezëve është Kina. Prodhimi i një pjese të vezëve nuk janë të gjitha legjitime dhe disa prej tyre janë false. Të bëra nga rrëshira, niseshteja dhe materiale të tjera, vezët false janë më të lehta për t’u prodhuar dhe janë shumë bindëse për blerësit.
7. Amerikanët hanë 250 vezë në vit
Një numër i tillë është shumë i madh, por në të vërtetë është shumë më pak nga sa ka qenë 60 vjet më parë, kur amerikanët hanin një mesatare prej 389 vezësh në vit. Rritja e kërkesës për ushqime të pasura proteinike funksionon megjithatë në favor të industrisë së vezëve.
8. Ngjyra e vezës varet nga raca e pulës.
Ka një thënie se ngjyra e vezës reflekton ngjyrën e pulës, e cila nuk është plotësisht e vërtetë. Pulat e bardha, raca më e zakonshme e pulave prodhon vezë të bardha, ndërsa pulat në ngjyrë kafe dhe të kuqe prodhojnë vezë kafe. Por ka përjashtime të shumta nga rregulli, si përshembull vezët e pulave lara-lara Olive Egge, të cilat bëjnë vezë jeshile të lehtë dhe pulat Amercaucana, të cilat bëjnë vezë blu.
9. Industria e vezëve u zemërua nga reklama “Truri juaj në drogë”
Në fund të viteve ’80-të, Partnership for a Drug Free America zhvilloi një demo të paharrueshëm për vezët e skuqura në televizionin kombëtar. “Ky është truri juaj në drogë”, thoshte zëri i narratorit ndërsa veza kërciste dhe gatuhej në tigan. Reklama, e cila mund të ketë qenë efektive në afat të shkurtër, polarizoi shikuesit. Ajo gjithashtu ndikoi në industrinë e vezëve, e cila nuk e pëlqeu lidhjen ndërmjet produktit të saj dhe trurit të prishur nga droga.
10. SHBA-të janë një nga vendet e pakta që lan vezët e saj
Lëvozhgët e vezëve kanë në mënyrë natyrale një shtresë mbrojtëse që i mban vezët të freskëta në temperaturën e dhomës. Megjithatë, ato mund të përmbajnë baktere të dëmshme dhe kjo është arsyeja pse në SHBA dhe në disa vende të tjera prodhuesit kërkojnë që vezët të lahen si një mënyrë dezinfektimi përpara se të paketohen.
Procesi largon bakteret së bashku me shtresën mbrojtëse dhe kjo është arsyeja pse vezët amerikane duhet të qëndrojnë në frigorifer.
11. Në Angli janë bërë vezët më të mëdhaja
Në 1896, një pulë në Lancashire bëri një vezë që peshonte rreth 250 gr dhe me perimetër rreth 23 cm. Ky rekord botëror qëndroi për më shumë se një shekull, deri në vitin 2010 kur Herriet, një pulë në pronësi të një shoferi taksie në Essex bëri një vezë që ishte 0.3 cm më e madhe në perimetër.