Në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës është vendosur flamuri e Italisë në shenjë solidarizimi me viktimat atje nga Coronavirus.
“U raportua në medie se vetëm këto dy ditë shifrat e të vdekurve janë afër 400. Qeveria e Republikës së Kosovës është duke i marrë hapat e domosdoshëm që t’i bëjë ballë kësaj pandemie. Jemi të përkushtuar në luftën kundër virusit Corona dhe do të fitojmë nëse të gjithë qëndrojmë në shtëpitë tona e do të kujdesemi për pastërtinë tonë.”, është thënë në një njoftim të Qeverisë.
Italia sot feston Ditën e Bashkimit.
“Në 159- vjetorin e saj Italia gjendet përballë një armiku me të cilin ajo dhe i gjithë globi do të triumfoj. Qytetarët e Kosovës i janë falënderues përherë shtetit tonë mik dhe gjithsecili prej nesh bashkëndjenë me ta.Urime e dalshim faqebardhë! |, është thënë tutje.