Në Ditën Kombëtare për Personat e Pagjetur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë vendosur emrat e personave të pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë, në aktivitetin e organizuar nga Youth Initiative for Human Rights Kosovo, raporton Ekonomia Online.
Në këtë aksion po merr pjesë, nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, edhe Feride Rushiti, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).
Gjatë këtij aksioni nga Youth Initiative for Human Rights Kosovo u panë edhe familjarë të personave të zhdukur që mes lotësh përcollën këtë instilacion.
Marigona Shabiu, Drejtore Ekzekutive e YIHR tha që ky instilacion është i vendosur me emrat e 1 639 personave të pagjetur, datën e 27 prillit duke përfshirë këtu edhe personat e zhdukur nga komunitetet jo-shumicë
“Sot në Ditën Kombëtare të personave të pagjetur e shënojmë këtë ditë për zbardhjen e rastit të 1 639 personat e pagjetur, duke përfshirë këtu edhe persona te pagjetur nga komunitetet jo shumicë, pra nga ky instilacion i vendosjes së emrave të 1 639 personave të pagjetur. Aksionet rrugore që ne i bëjmë tentojmë që të sjellim në vëmendje çështjen e personave të pagjetur, që të bëhet më shumë në këtë drejtim. Kanë kaluar më shumë se 20 vjet dhe është një dhimbje e madhe jo vetëm për familjarët por edhe për te gjithë”, tha ajo.
“Është e rëndësishme që ti trajtojmë të gjithë personat e pagjetur pa dallime, pra që përfshihen dhe ata të komuniteteve jo-shumicë, dhe që të gjithë ta kujtojmë këtë problematikë, por që është edhe një thirrje që kjo çështje të trajtohet maksimalisht”, theksoi ajo.
Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, tha se duhet të bëhet një presion më i madh ndaj Serbisë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“Sot është Dita Kombëtare e personave të pagjetur që ndërlidhet edhe me masakrën në Meje të Gjakovës. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe ende nuk dihet fati i personave të pagjetur, dhe ka shumë gjëra që duhet bërë kundrejt kësaj teme dhe të dihet fati i këtyre personave ku përgjegjësia bie tek Serbia. Duhet të bëhet një presion më i madh karshi Serbisë dhe të i hap arkivat për ti nda informatat se ku gjinden këta persona, pra e drejta për te ditur është tejet e rëndësishme. Në pjesën e këtyre të zhdukurve kemi edhe fëmijë dhe është e dhimbshme kur shohim familjarë që i lexoj ë emrat”, tha ajo.
Tutje e pyetur se në kuadër te institucioneve se çfarë do bëhet për familjarët dhe pasardhësit e këtyre personave që te ndihmohen ajo tha së në plan qeverisës dhe planin e lëvizjes është prioritet për ta.
“Qeveria në planin qeverisës kemi si plan dhe prioritet këtë problematikë, dhe tu dalim në ndihmë duke u nisur nga gjërat me urgjente e deri tek trajtimi i pjesës se ballafaqimit të familjarëve me tema të ndryshme. Ka shumë gjëra që do ti kemi në konsideratë”, tha ajo.
Ky instilacion do qëndrojë 1 javë tek sheshi Skënderbeu dhe pastaj të vendoset tek Murali i personave të pagjetur.