Kryeshefja e të ashtuquajturës administratë e Shkollave të Ministrisë së Arsimit të Serbisë për Kosovën Jasmina Dediq ka thënë se mësimi në shkollat ku mësojnë nxënësit serbë në Kosovë do të nis sot sot online.
Në një deklaratë për portalin Kosovo Online, ajo tha se rekomandimi i ministrisë përkatëse ishte që shkollat në Kosovë të fillojnë mësimet online sot për shkak të situatës me pandeminë, transmeton Klan Kosova.
“Ne do të monitorojmë situatën në terren çdo ditë dhe në përputhje me këtë, do të kalojmë në mësim të rregulltë”, shtoi ajo..
Sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, viti i ri shkollor në Kosovë do të fillojë më 14 shtator.