Propozohet që nga 22 marsi të gjitha nivelet arsimore të shkojnë në pushim njëjavor

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 16:13 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga 22 marsi i gjithë niveli arsimor mund të shkojë për një javë në pushim. Ky ka qenë propozimi që ka dalë pas takimit që ka pasur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sindikatës së Arsimit dhe IKShPK-së, raporton Ekonomia Online.

“Në javën e fundit ka pasur rritje të rasteve edhe dje së bashku me institutin kemi komunikuar dhe  sot e përcjellë mënyrën e punës që e kemi bërë gjatë muajve të verës e kemi ardhur  në disa konkluzione që ditën e nesërme do ti analizojmë dhe do të vijmë me një përfundim dhe vendim dhe interesimi jonë është që të shkojmë pesë ditë përpara”, tha ai.

Zemaj tha këto masa nuk vlejnë edhe për mësimin parafillor.

“Ne mendojmë për  të gjitha segmentet që janë të ndërlidhura me mbarëvajtjen. Ne mendojmë edhe për prindërit. Pjesën e mësimit parafillor e kemi përjashtuar për shkak  qe ne na duhet që të krijojmë mundësi edhe të lëvizjes  dhe të përkujdesjes, ndërsa prindërit që kanë fëmijë të vegjël do të shohim në bazë të vendimit, dhe normalisht që njëri duhet të lirohet”, tha ai.

Ndërsa, për vendimin përfundimtar ai tha se do të vendoset gjatë javës.

“Gjatë kësaj jave do të bëjmë vlerësimin e Ministrisë së Arsimit dhe javën tjetër do të shohim a do të vazhdojmë më mësim online apo të ndërpresim mësimin për dy javë për ta ulur pozitivitetin e rasteve te nxënësit por edhe të arsimtarët”, ka thënë Zemaj.

I pyetur nëse  ka dalë situata jashtë kontrollit  Zemaj tha se situata është e menaxhueshme.

“Situata është e menaxhueshme dhe po përballemi mirë me këtë situatë, kemi numër të madh të të testuarëve dhe kemi një mesatare diku 15-16 vetëm deri diku ka qenë 22%, dhe janë normale”, tha Zemaj.

Ndërsa, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj,tha se kanë propozuar shtrëngim të masave në universitete, ndërsa për fëmijët parashkollor kanë kërkuar që të vazhdojnë mësimin.

“Vendimet i merr komiteti anti-covid, ne si ministri i  kemi marrë vlerësimin e gjendjes, kemi propozuar që të shkojmë me një version që fëmijët këtë javë nuk do të shkojnë në mësim online. Ne dua të bëjmë përgatitje të mira dhe jo vetëm të improvizojmë. Kemi propozuar një javë pushim, një javë rishikim për të parë se çfarë forma do të shikojmë më tutje. Fëmijët parashkoll të mos ndalen, në universitet të shkojmë rishtrëngim të masave”, tha ai.

Propozimet e dhëna në takim:

-Nga data 22 mars 2021, të ketë pushim një javor në arsimin parauniversitar dhe në fund të kësaj jave të vlerësohet gjendja epidemiologjike dhe të vendoset për format më të mira të zhvillimit të procesit mësimor në periudhën në vijim.

– Institucionet parafillore të mos e ndërprejnë aktivitetin edukativo – arsimor.

-Institucionet e arsimit të lartë të mbajnë fizikisht vetëm punën praktike dhe laboratorike, ndërsa ligjëratat në lëndët teorike të mbahen online.

Të ngjashme