Policia e Kosovës (PK) njofton se një person në fshatin Shkozë të Prizrenit, ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe njësiti për deminim i FSK-së.
Bëhet e ditur se njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka tërhequr mjetin e dyshuar.
“Fsh. Shkozë, Prizren 09.02.2022 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka tërhequr mjetin e dyshuar”.