Serbia dhe Kosova kanë hyrë në një fazë të re të dialogut, atë të përfaqësimit në nivelin më të lartë, president – kryeministër.
Takimi i parë i këtij niveli është mbajtur të martën në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së, ndërsa ai i radhës do të mbahet në fillim të muajit shkurt.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Isa Mustafa, në emisionin “Monitor” në RTK.
Ai ka thënë se dialogu ne mes Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet me takime më të shpeshta, dhe sipas Kryeministrit Mustafa takimi i radhës do të mbahet në fillim të muajit shkurt.
Mustafa gjithashtu duke folur për takimin e së martës, ka thënë se pas takimit me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, ai i përbashkëti me liderët serbë ka qenë mjaft i vështirë duke e pasur parasysh edhe situatën e fundit që ka ndodhur .
Ai ka thënë se nga takimet e ardhshme do të shihet nëse Serbia është e interesuar për normalizim të vërtet të marrëdhënieve, ashtu siç i janë zotuar përfaqësueses për Politikë të Jashtme të BE-së.