Në Shqipëri sot pritet të votohet paketa “antishpifje”, gazetarët në protestë

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Paketa “anti-shpifje” pritet që sot të kalojë për miratim në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Paketa është kundërshtuar nga mediat dhe gazetarët, të cilët kanë pohuar se nuk ka nevojë për ligje ekstra, por kanë këmbëngulur, që mediat elektronike duhet të aplikojnë parimin e vetërregullimit.

Gazetarë dhe aktivistë kanë njoftuar se do t’i bashkohen sot protestës që do të organizohet rreth 30 minuta para se në Kuvend të fillojë seanca plenare.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike, ka organizuar disa tryeza për këtë çështje, ndërsa veprimin e qeverisë e kanë cilësuar si një akt kundër fjalës së lirë.

Por, pretendimet e ngritura nga shoqatat e mediave dhe nga vetë gazetarët, kanë marrë menjëherë përgjigjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ka theksuar se kjo paketë është përpiluar me ndihmën e OSBE, por edhe nga ekspertë nga Vjena e Austrisë.

Gjithashtu pjesë e diskutimeve në Kuvend do të jetë edhe projektbuxheti i vitit 2020 ku do të diskutohet dhe miratohet me ndryshimet e bëra, ku në të është përfshirë edhe fondi për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme