Në Skenderaj granata e të shtëna me armë, arrestohen tre persona

Skenderaj | 31 Maj 2017 | 13:13 | Nga

Tre persona janë arrestuar në mesditën e së martës në një fshat të Skenderajt, nën dyshimin për hedhje të granatës dhe shtënie me armë.

Të arrestuarit I. A., 50 vjeçar, H. A., 56 vjeçar dhe H. A., 60 vjeçar dyshohet se hodhën granatë dhe gjuajtën me armë zjarri ndaj shtëpisë së F.R, 52 vjeçar.

Policia ka njoftuar se viktima ka lajmëruar policinë se një granatë ishte hedhur në oborrin e tij. Me të ardhur Policia, ishte evidentuar granata, ndërkohë që është konfirmuar se ka pasur edhe të shtëna me armë.

Ndryshe, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor, ndërkohë po zhvillohen hetime për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme