Në Skenderaj konfiskohen mallra nga Serbia me afat të skaduar

Skenderaj | 11 Maj 2017 | 13:28 | Nga

Drejtoria e Shërbimeve Publike Njësia e Inspektoratit në Komunën e Skenderajt kanë shtuar aktivitetin inspektuese, veçanërisht në kontrollin e ushqimeve të konsumit të përditshëm.

Inspektorati komunal në bashkëpunim me kompaninë “Uniteti” kanë asgjësuar një sasi mallrash. Këto mallra janë konfiskuara pasi kanë qenë të kotrabanduara nga Serbia, një pjesë e tyre janë produkte me afat të përdorimit të skaduar dhe po ashtu mallra të dëmtuara që nuk i plotësojnë standardet për konsum të qytetarëve.

“Jeta e qytetarëve të Skenderajt dhe cilësia e ushqimit që konsumojmë është gjëja më e vlefshme, prandaj Komuna e Skenderajt do të kujdeset në mënyrë sistematike për këtë çështje”, tha nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura.

Çdo ditë në Skenderaj janë duke u realizuar aksione të kontrollit nëpër dyqanet që shesin produkte ushqimore dhe ato të konsumit të përditshëm.

Drejtori për Shërbime Publike në Skenderaj Murat Gashi, më këtë rast ka deklaruar se Inspektorati komunal po bënë kontrolle të vazhdueshme për cilësinë e ushqimeve në dyqanet që shesin produkte ushqimore, si dhe në lokalet që shërbejnë ushqime. Ai siguron se Komuna e Skenderajt do të intensifikojë inspektimet në të gjitha fushat me theks të veçantë në sektorin e ushqimeve dhe produkteve të konsumit të përditshëm.

Ndërsa shefi i Inspektoratit në Skenderaj Valon Haliti ka deklaruar se Inspektorati komunal po bënë kontrolle të vazhdueshme në dyqanet ushqimore dhe market në tërë territorin e komunës. Sa i përket mallrave të konfiskuara që janë asgjësuar sot ai theksoi se këto mallra janë kryesisht pije të kontrabanduara nga Serbia, produkte të mishit të prishura, biskota dhe ushqime të tjera me afat të skaduar. Ai më këtë rast ka falënderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të sinqertë me Inspektoratin komunal.

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt apelon te qytetarët e Skenderajt që të bashkëpunojnë në ruajtjen e shëndetit të të gjithëve. Raportimi për parregullsi në shitjen e produkteve ushqimore ndihmon shumë në mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve.
Lutën qytetarët e Skenderajt që në çdo moment që hasin produkte me afat të skaduar, apo vërejnë parregullsi në shitjen e tyre të lajmërojnë në Inspektorat. Të dhënat e raportuesit do të mbetën konfidenciale.

Image may contain: one or more people, food and outdoorImage may contain: foodNo automatic alt text available.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme