Në Slloveni viktima e parë nga COVID-19 pas një muaj e gjysmë

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Në Slloveni pas më tepër se një muaj e gjysmë është shënuar i vdekuri i parë nga COVID-19, është njoftuar nga agjencia e lajmeve STA.

Është i vdekuri i 112-të në Slloveni si pasojë e COVID-19. Po ashtu nga 480 testimet e bëra, gjashtë kanë rezultuar pozitivë. Në spital janë të hospitalizuar 18 pacientë, por nuk ka asnjë në kujdes intensiv. Në total në Slloveni janë regjistruar 1946 raste me COVID-19.

Sllovenia para disa javëve kishte shpallur fundin e pandemisë.

Të ngjashme