Bartja e maskave mbrojtëse do të jetë e obligueshme gjatë udhëtimit me transportin publik, ka paralajmëruar ministri spanjoll i shëndetësisë, Salvador Ila.
Siç raporton El Pais, ai shtoi se janë dakorduar gjatë takimit me liderët lokal të komunave spanjolle, se ky vendim do të jetë zyrtar në ditët në vijim, transmeton Telegrafi.
Ila pranoi se shumica e kryetarëve të komunave prej kohësh kanë kërkuar që masa të tilla të vihen nga autoritetet qendrore, me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtejme e coronavirusit.
Ministria spanjolle e Shëndetësisë do të jetë organi i vetëm qeveritar që do të ketë kompetencën e plotë mbi komunat, nëse kryeministri Pedro Sanchez vendosë për zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme edhe për një muaj.
Kujtojmë që gjendja e jashtëzakonshme ishte shpallur më 14 marsit në Spanjë, dhe deri më tani është zgjatur disa herë për nga dy javë.
Deri më tani e rekomandueshme ka qenë të barten maskat edhe atje ku nuk mund të respektohet masa e distancës sociale fizike.
Ndër tjera thuhet se maskat mbrojtëse do të jenë të obligueshme të barten edhe nëpër markete, hapësirat e mbyllura por ende nuk dihet saktë nëse janë të obliguar qytetarët t’i bartin edhe derisa janë në rrugë apo në vend të punës.