Në spitalet e Kosovës, 26 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë

Prishtinë | 06 Sht 2020 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Në klinikat e QKUK-së dhe shtatë spitalet rajonale po trajtohen 277 pacientë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa prej tyre 26 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Sipas raportit të SHSKUK-së të dielën, 6 pacientë janë në respiratorë e 20 me maskë CPAP. Në oksigjenoterapi janë 287 pacientë.

Në total po trajtohen 375 pacientë, po të konfirmuar me COVID-19 janë 277, ndërsa ka të tjerë që po presion të testohen apo të marrin rezultatin.

Image

Të ngjashme