Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës po trajtohen 48 pacientë për COVID-19, prej tyre 36 të konfirmuar pozitivë me koronavirusin e ri, gjashtë të konfirmuar negativë e gjashtë tjerë do të testohen.
Nga pacientët që po trajtohen, 28 janë në oksigjenoterapi, një me maskë CPAP dhe një në respirator.
Të infektuar me COVID-19 nga stafi shëndetësorë janë 6 mjekë, 15 infermierë dhe tre nga stafi mbështetës.