Në Spitalin e Pejës 145 pacientë me Covid-19, 93 prej tyre në oksigjeno-terapi

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 145 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, katër janë në respirator (CPAP), 93 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 27 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 12 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 196 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Katër lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme, dy normale dhe dy me prerje cezariane. Janë lindur katër foshnja, dy të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore.

291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,383 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme