Në Spitalin e Pejës po trajtohen 25 pacientë me COVID-19, njoftohet nga ky spital.
Në njoftimin në Facebook thuhet se nga këta 25 pacientë, 17 janë në oksigjenoterapi dhe prej tyre, katër në gjendje të rëndë.
Spitali i Pejës ka njoftuar edhe mbi gjendjen e përgjithshme të pacioentëve.
“Gjatë vikendit të fundit, 611 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 43 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.