Stadiumi “Air Albania Stadium” është hapur pak më tepër se një vit më parë, dhe ka kushtuar më tepër se 75 milionë euro.
Mirëpo, autoritetet kanë angazhuar një ekspert uellsian për të përmirësuar fushën para ndeshjeve eliminatore të Shqipërisë për Botërorin 2022. Shqipëria më 28 mars e pret në këtë stadium Anglinë.
Një nga problemet që ësahtë shfaqur në stadium është hija që po shkaktohet nga njëra anë e stadiumit, duke bërë që bari të mos rritet si duhet në një zonë të caktuar.
Deal Gilasbey, kreu i ProPitch dhe këshilltar nga UEFA, është caktuar për të kryer punë emergjent në barin e stadiumit në “Air Albania”. Ai i ka thënë “Times” se është i bindur se do të shihen përmirësohet në kohën për ndeshjen e madhe.
Stadiumi është ndërtuar nga AlbStar shpk, dhe kompania është zgjedhur pa një procedurë të hapur të tenderimit.
Është dizajnuar nga arkitekti italian Marco Casamonti, që është shpallur fajtor për korrupsion në Itali.
Nuk ka pasur konsultim me qytetarët për projektin dhe nuk kishte transparencë se si projekti do të financohej.
Nuk është hera e parë që është hasur në telashe në këtë stadium. Parkingu nëntokësor, që ka kushtuar 6 milionë euro, ishte përmbytur nga uji më herët këtë vit pas pak orëve shi. Kati i dytë ishte mbyllur për një kohë pasi uji e kishte bërë të pamundur të depërtohet atje. Uji po ashtu ka rrjedhur nga muret dhe shkallët dhe është vendosur një pompë e thithjes së ujit.