Arrihet marrëveshja me kompaninë ajrore shqiptare, stadiumi do quhet “Air Albania”

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja e 17 nëntorit mes Shqipërisë dhe Francës do të inaugurojë stadiumin e ri kombëtar “Air Albania Stadium”.

Ky do të jetë emri që do të mbajë impianti më i madh dhe më modern sportiv i ndërtuar në Shqipëri, shkruan Top Channel.

Kompania ajrore shqiptare është përzgjedhur si fituesja e tenderit për të blerë emrin e stadiumit kombëtarë për 5 vitet e ardhshme për një shifër prej 650.000 euro në vit.

Kjo ishte oferta më e madhe financiare që i është ofruar shoqatës “Qendra Sportive Kuqezi” e cila administron stadiumin e ri kombëtar, ndërkohë që në garë ishin edhe kompani hidrokarburesh BolvOil, kompania telefonike Vodafon apo kompania e sigurimeve Sigal.

Gjithçka mes kompanisë Air Albania dhe shoqërisë aksionare “Qendra Kuqezi ” do të firmoset ditën e hënë për t’i dhënë ehe udhë zyrtare këtij bashkëpunimi. Një emër komercial për një stadium ndodh për herë të parë në endin tonë dhe ka qenë shpesh herë edhe temë debati dhe diskutimi, megjithatë kjo është një nga mënyrat më të mira të administrimit të impianteve të tilla sportive të cilat kanë një kosto të lartë mirëmbajtjeje vjetore.

Ndërkohë që në mbarë botën praktika të tilla ku kompani të mëdha sponsorizojnë dhe vendosin emrat e tyre në emra klubesh apo impiantesh futbolli, janë të shumtë. Vetëm një ditë më parë kompania e studimit dhe këshillimit të bizneseve për të maksimalizuar të ardhurat Duff&Phelps, ka analizuar tregun e emrave komercial që mbajnë impiate të ndryshme sportive në Europës.

Sipas këtij studimi në Bundesligë 80% e stadiumeve kanë emra komercialë, ndërsa në Premier League janë 30% e impianteve me emra të tille, 10% në Serie A dhe Ligue 1 dhe 5% në La Ligan e Spanjës. Në Bundesligë, 28% e akordeve për emrat e stadiumit janë me kompani financiare, 17% me kompanitë e automobilizmit, 5% me kompanitë e energjisë dhe 33% me kompani të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme