Tyson Fury i ka lënë gojëhapur teleshikuesit duke ia lëpirë gjakun Deontay Wilderit gjatë luftës së tyre brutale në Las Vegas.
Fury ishte i përkryer në çdo goditje, duke e mundur amerikanin për titullin e kampionit të botës në WBC të shtunën mbrëma, raporton Gazeta Express.
Britaniku 31-vjeç e rrëzoi në dysheme kundërshtarin e vet amerikan dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i Wilderit ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin
Boksieri britanik ishte tejet dominues dhe e fitoi çdo rund me një paraqitje të mrekullueshme në rimeçin e tij me amerikanin e pamposhtur në të kaluarën.
Përkundër dy nokdaunëve dhe një dominimi total nga Fury, ishte një moment tjetër në këtë meç që mori vëmendjen.
Pasi nisi një sulm të përgjakshëm ndaj kundërshtarit, Fury e përqafoi dhe ia lëpiu gjakun në qafë Wilderit.