Në Strasburg nis takimi i dytë BE-Kosovë

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 08:11 | Nga

Në Strasburg të Francës ka filluar takimi i dytë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë.
Delegacioni i Kuvendit i të Kosovës, i kryesuar nga Xhavit Haliti, kryetar i Komisionit për MSA, së bashku me delegacionin e Parlamentit Evropian, të kryesuar nga Tonino Picula, do të zhvillojnë punime gjatë dy ditëve në vijim.
Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit nga Komisioni Evropian si dhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, dhe zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci.
Në ditën e parë të punimeve do të trajtohen tema të ndryshme si: gjendja e marrëdhënieve BE – Kosovë; sundimi i ligjit; mbrojtja e të drejtave të njeriut; marrëdhëniet fqinjësore dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë. Punimet e këtij takimi do të përmbyllen të enjten me një konferencë për medie nga Picula dhe Haliti, e cila do të mbahet në orën 12:45.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme