Në komunën e Suharekës janë hapur 20 vende të reja të punës, për realizimin e projektit për punë publike në Agjencinë Pyjore të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Postimi i plotë i tij:
+ 20 vende pune
Bazuar në memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë̈ së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjensisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, dhe Ministrisë̈ së Bujqësisë, Pylltarisë̈ dhe Zhvillimit Rural – Agjensisë së Pyjeve të Kosovës (APK), për realizimin e projektit për punë publike në Agjencinë̈ Pyjore të Kosovës.
Të gjithë̈ të interesuarit të cilët dëshirojnë të punojnë̈ në këtë projekt duhet të lajmërohen në Entin e Punësimit – Suharekë.
Afati i aplikimit është deri më 11 Tetor 2020.