Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy burra në fshatin Shirokë të Suharekës pasi kishin penguar inspektorët që ishin duke e rrënuar një objekt të ndërtuar pa leje.
Në të njëjtën komunë, në rrugën “Brigada-123”, dje në mesditë edhe një person tjetër ka kanosur tre inspektorë të cilët po merreshin me një rast të rrënimit të një objekti dhe më pas përfundoi në pranga të policisë.
Të njëjtit janë liruar ndërsa rastet po vazhdojnë të iniciohen me procedurë të rregullt.