Në të gjitha shkollat e komunës së Fushë-Kosovës ka nisur viti i ri shkollor

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor kryetari i Komunës së Fushë- Kosovës, Burim Berisha, i shoqëruar nga drejtori komunal i arsimit, z.Islam Shabani, ka vizituar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë.

Gjatë vizitës në objektin e ri, të paraleles së ndarë të kësaj shkolle, kryetari Berisha ka takuar drejtuesit dhe nxënësit e shkollës, të cilëve iu uroi punë të mbarë dhe suksese të reja në këtë vit mësimor, duke theksuar se Komuna e Fushë-Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies, sepse arsimimi cilësor i fëmijëve vazhdon të jetë prioriteti i tyre.

“Përveç ngritjes së cilësisë, angazhimi ynë do të jetë në shërbim të krijimit të kushteve të nevojshme për punë në të gjitha objektet shkollore, në mënyrë që të arsimohen kuadro profesionale për zhvillimin e vendit”, tha kryetari Berisha.

Gjihashtu, Drejtoria Komunale e Arsimit falenderon Saime Halili nga Fushë-Kosova e cila në këtë shkollë dhuroi 18 çanta për fëmijët me gjendje të rëndë ekonomike. Gjesti i saj është shumë human dhe meriton respekt.

Nxënësve ju urojmë një vit të mbarë shkollor dhe suksese në vazhdimësi!

Të ngjashme