Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës Burim Berisha uron të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Qytetar të nderuar të komunës së Fushë-Kosovës: “Festa e 28 Nëntorit është dita e Flamurit Kombëtar, dita e Shpalljes se Pavarësisë se Shqipërisë, dita më e ndritshme dhe dita më me vlerë e gjithë kombit Shqiptar.

Kjo ditë po ashtu na përkujton ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe sakrificën e kombit tonë për Liri dhe Pavarësi, andaj më lejoni që në emër të Institucioneve komunale të Komunës së Fushë-Kosovës, si dhe në emrin tim personal, të gjithë shqiptarëve t’ua uroj festën e 28 Nëntorit – Ditën e Flamurit Kombëtar. Zoti ju bekoftë”, thuhet në urimin e Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme