Në tërmetin në Turqi 114 viktima e 1035 të plagosur, përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

| 04 Nën 2020 | 12:32 | Nga

Kanë përfunduar punimet e ekipeve të kërkim-shpëtimit në qytetin e Izmirit në Turqisë, pas goditjes nga tërmeti i fuqishëm prej 6.6 ballë.

Sipas mediave turke, numri i viktimave është 114, ndërsa të plagosur janë 1035.

Ndërkohë, 137 persona vazhdojnë të jenë të shtruar në spitale, ndërsa 898 kanë marrë mjekimin dhe kanë dalë nga spitali.

Tërmeti tragjik goditi Turqinë të premten e kaluar, ndërsa lëkundjet u ndjenë dhe në ishullin grek Samos, ku dy persona humbën jetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme