Sipas KQZ-së, në këtë qendër votimi janë të regjistruar 3 152 votues ndërsa janë sjellë vetëm 2 250 fletëvotime.
Në qendrën e votimit 0306E në Tërstenik, mungojnë rreth 900 fletëvotime.
Në këtë qendër votimi sipas KQZ-së janë të regjistruar 3 152 votues, ndërsa janë sjellë vetëm 2 250 fletëvotime.
Në komunën e Drenasit sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.
Në listën e votuesve të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve figurojnë 52 569 votues, numër që shënon një rritje prej 2 338 votuesve për dallim nga zgjedhjet e fundit në këtë komunë të mbajtura në vitin 2013.
Në garë për të marrë besimin e votuesve të Drenasit janë 6 kandidatë: Ramiz Lladrovci (PDK), Bedri Nika (LDK), Isa Xhemajlaj (NISMA), Elmi Thaçi (AKR), Vehbi Berisha (Fjala) dhe kandidati i pavarur Xhavit Drenori.