Në UBT fillon akademia ndërkombëtare verore

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 09:21 | Nga

Në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore që organizohet nga UBT, Fakulteti i Shkencave Politike, do të fillojë punimet e aktivitetit ku në fokus do të ketë temën më titull: “Siguria regjionale dhe ndërkombëtare”, e cila do të trajtohet nga profesorë dhe ushtarakë të Kolegjit të Mbrojtjes i NATO-s, në përbërje nga Gjenerallejtënant Giorgio Battisti, kolonel Giuseppe Morabito dhe presidenti i Këshillit Atlantik të Shqipërisë, Arian Starova, etj.

Përgjatë tri ditëve sa edhe do të zgjas aktiviteti i Fakultetit të Shkencave Politike në ANV, Gjeneral Battisti do shpalosë modelet e ndërhyrjeve ndërkombëtare në zonat e krizës, si dhe format e zgjidhjeve eventuale të problemeve në këto zona. Derisa, kolonelët dhe përfaqësuesit tjerë do të flasin rreth informimit mbi NATO-n dhe për ndikimin e kësaj organizate në Ballkan dhe më gjerë.

Po ashtu, kandidatët do të kenë rastin që të dëgjojnë përvojat e ekspertëve nga Roma, të cilët kanë qenë pjesë e misioneve të ndryshme të NATO-s nëpër botë.

Vlen të theksohet se studentët që do të jenë pjesëmarrës në ANV, do të certifikohen dhe do të marrin 2-4 ECTS kredi të njohura ndërkombëtarisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme