Në Ulqin s’ka të infektuar me Coronavirs, i presin turistët nga Kosova

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Këtë vit për shkak të pandemisë çdo gjë sai përket turizmit është vonuar.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, tha se në Ulqin nuk ka të infektuar dhe ata po i përmbahen masave që janë marra nga qeveria qendrore e Malit të Zi.

“Me masat e reja ne mund të presim 100 mijë turistë. Ne i ftojmë turistët kosovarë që të vizityojën turistët, ne kemi marrë të gjitha masat dhe për të ruajtur distancën”, tha ai.

Sipas tij Ulqini dhe Mali i Zi varet nga turizmi. “Nga nesër do të fillojnë të punojnë të gjitha në Mal të Zi. Ne presim të hapen kufijt, kosovarët janë të mirëseardhur,ata vijon në shtëpinë e tyre”, tha ai./rtklive.com

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme