Në Universitetin “Ukshin Hoti”, fillon viti akademik 2017-2018

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 13:10 | Nga

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka nisur viti akademik 2017/2018.

Me këtë rast është organizuar një ceremoni për pritjen e studentëve të rinj ku kanë marr pjesë edhe Prof. Dr. Ramë Vataj, Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti “ në Prizren, Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu Prorektor, Prof. Ass. Dr. Arif Rizaj Dekan i Fakultetit Juridik dhe profesorët e rregullt këtij fakulteti, ku është mbajtur kjo ceremoni këtë vit.

Në emër të menaxhmentit të UPZ-së Rektori Vataj u uroi fillimin e vitit akademik të gjithë studentëve, profesorëve dhe stafit të administratës.

“Në këtë vit akademik uroj që të ketë përkushtim maksimal nga të gjithë në mënyrë që të arrihet suksesi i dëshiruar. Në koordinim me njësitë akademike janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që mësimi të filloj për së mbari. Sivjet i presim studentët me kushte më të mira andaj kërkojmë nga ana e juaj që të përkushtoheni në mësime dhe të korrin rezultate maksimale që të jemi krenar të gjithë me arritjet e juaja.”, theksoi Rektori Vataj me këtë rast.

Një fjalë rasti e mbajti edhe Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu, Prorektor, i cili pa ashtu u uroi suksese studentëve të rinj dhe kërkoi angazhim nga ana e tyre për arritjen e objektivave.

Po ashtu edhe Dekani i Fakultetit Juridik. Prof. Ass. Dr. Arif Riza, në fjalën e  tij uroi për suksese duke u zotuar se do të ketë angazhim nga ana e tyre për krijimin e kushteve sa më të mira.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme