Në ushtri mbi 11% janë gra – Drejtuesja e FSK-së: Jemi formuar sipas standardeve të NATO-s

Prishtinë | 10 Tet 2022 | 10:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka vazhduar punimet në ditën e tretë me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”, raporton Ekonomia Online.

Irfete Spahiu, me gradën gjernal-major në FSK, tha se kjo forcë është ndërtuar sipas standardeve të NATO-s.

Sipas saj, roli i grave në luftë dhe në paqe është i patjetërsueshëm, duke shtuar se në FSK janë mbi 11% graë ushtare.

“Është e trishtueshme që shumica e lufta shkaktohen nga burrat, por peshën më të madhe e bëjnë gratë. Gratë u lan pas për t’u përkujdesur për fëmije, për punët e shtëpie. Gratë dhunoheshin, vriteshin si fushatë e spastrimit etnik. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Kosovë, por në shumë vende të botës”.

“FSK është forcë e ndërtuar sipas standardeve me NATO-n. 11.3% gra në FSK janë tash, mund të mos jetë numri i madh por të gjitha kanë kaluare procesin si kolegët e tyre meshkuj. Gratë kanë qenë pjesë edhe e çlirimit dhe kjo ka ndihmuar edhe në themelimin FSK”.

“Gratë janë pjesë kritike e shoqërisë, prandaj edhe duhet të jenë pjesë kritike e proceseve paqeruajtëse. Vajzat dhe gratë në FSK kanë trajtim të barabartë me kolegët e tyre. FSK edhe është zgjedhur institucioni më i besueshëm në Kosovë. Kontributi i grave nuk është kuota, por vlerë e shtuar”.

Vlora Nushi, drejtoreshë e UN Women në Kosovë, tha se duhet angazhim i të gjithë që të mbrohen të drejta e gavre dhe të garantohet përfaqësim i duhur në mekanizmat e paqes për gratë.

Ajo thotë se lufta në Ukrainë dhe pandemia kanë ndikuar që të ketë  ngecje të zbatimin e ligjeve dhe progres të mjaftueshëm, raporton EO.

“Rajoni ynë njihet si rajon i qetë. Lufta që është duke u bërë në Ukrainë ka sjell numër të madh të vdekjeve të grave dhe vajzave. Duhet të bashkojmë angazhimin tona për t’i mbrojtura të drejtat. Pandemia ka shkaktuar shumë sfida. Viti 2020 duhet të ishte vlerësimi i arritjeve në barazinë gjinore 25 vjet pas hyrjes në fuqi të deklaratës së Pekinit dhe platformës për veprim”.

“Tash do të kemi ngecje dhe moszbatim të ligjeve dhe progresit të nevojshëm. Protesta dhe demonstrimi, pra mos stabiliteti politik në vendet e rajonit ka krijuar sfida dhe rreziqe. Edhe sekretari i NATO-s u kërkoi shteteve që të kenë trajtim dhe përfaqësim të barabartë të grave në rolin e sigurisë”.

Seminari ka zhvilluar punimet që nga dita e shtunë, ku krerë të shtetit kanë kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Të ngjashme