Në vend 8 cm, përdorte kubëza 6 cm, i ndalohet puna

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 11:58 | Nga

Malishevë, 5 prill – Gjatë inspektimit të punimeve në ndërtimin e trotuarit nga shkolla e Damanekut deri në Bubël të Malishevës, punëkryesit i është ndërprerë sot puna për shtrimin e kubëzave në trotuar, pasi nuk i ka plotësuar kriteret e parapara. Inspektimin është bërë nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi dhe mbikëqyrësi i realizimit të këtij projekti.

Trotuari Damanek-Bubël ka një gjatësi prej 1450 metrave dhe ndërtimi i këtij trotuari bëhet me qëllim të lehtësimit në udhëtimin dhe sigurinë e nxënësve nga Bubli, të cilët shkojnë në shkollën në Damanek. Ndërtimi i këtij trotuari financohet nga Komuna e Malishevës.

Gjatë inspektimit të punimeve, është vërejtur se operatori, nuk e ka respektuar kriterin e trashësisë së kubëzave, dhe për këtë është urdhëruar që t’i largojë kubëzat nga pjesa e shtuar dhe të shtrohen sipas kriterit të paraparë të trashësisë. Sipas dokumentacionit të këtij projekti, trashësia e kubëzave duhet të jetë 8 cm, ndërsa kubëzat që kishin filluar të shtrohen ishin me trashësi prej 6 cm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme