Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Delibor Jevtiq, ka udhëtuar për në Londër, në vend të kryeministrit, Ramush Haradinaj, për të marrë pjesë nesër në Samitin e investimeve në Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, shkruan Tanjug, njofton Klan Kosova.
Në Londër Jevtiq do të ketë një sërë takimesh me zyrtarë qeveritarë nga vendet pjesëmarrëse, organizatorë të samitit dhe përfaqësues të BERZH-it.
Atje do të paraqitet plani dhe rëndësia e investimeve në komunitetet e banuara nga popujt jo-shumicë në Kosovë, me theks të veçantë në projektet e rëndësishme për popullin serb.