Vendimi i Republikës së Kosovës për implementimin e reciprocitetit për targat me Serbinë ka bërë që serbët në veri të vendit të barrikadohen e kundërshtojnë një gjë të tillë.
Përveç barrikadave në Jarinje dhe Bërnjak, në Komunën Veriore të Mitrovicës sot në mëngjes janë parë të vendosura disa letra të printuara që ngjasojnë me tabelat e përkohshme të Kosovës, derisa poshtë tyre shënohet një mesazh, shkruan Kossev.
Dejan Nedelkjovic një qytetar nga Mitrovica ka publikuar tabelat në ‘twitter’, në të cilat shkruhen “ Për këto tabela të q*** nëna”.