Në veturën me targa serbe i gjejnë 16 kilogramë drogë (Foto)

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 15:56 | Nga

Policia e Kosovës, të martën, gjatë një kontrolli policor në një automjet ka arritur që të identifikojë dhe të sekuestrojë një sasi të caktuar të substancës së dyshuar narkotike, si dhe kanë arrestuar një person, i cili dyshohet për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave, narkotike psikotrope dhe analoge’.

“Njësiti i stacionit policor të Gjilanit ka ndaluar veturën Mercedes me targa të Republikës së Serbisë, ku pas dyshimeve ka realizuar një kontroll në detaje të veturës dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në pjesën e përparme kanë gjetur dhe kanë sekuestruar 16 paketime me substancë narkotike, e dyshuar të jetë e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Lidhur me këtë rast, policia ka njoftuar se është arrestuar, i dyshari S. B., i lindur më 1954 (m/sh/k).

Gjatë kontrollit janë sekuestruar: 16 paketime me substancë narkotike, e dyshuar të jetë e llojit marihuanë, rreth 16.615 kilogramë, 370 euro, një veturë Mercedes dhe 4 telefona mobilë, bën të ditur PK.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit të dyshuarit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme