Komuna e Vitisë në bazë të të dhënave të cilat dalin nga Plani komunal për efiçencë energjie (EE) ka gjithsej 69 ndërtesa komunale, të cilat i takojnë sektorit të administratës, arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe sportit, shkruan sot Koha Ditore.
Me qëllim që të kursehet energjia, po ashtu të kursehen edhe mjetet buxhetore nga Komuna, kërkohet të realizojë termoizolimin e ndërtesave komunale, por edhe të realizohet renovimi i brendshëm i sistemeve të ngrohjes në kuadër të rehabilitimit të ndërtesave ekzistuese si dhe të zëvendësohen llambat joefiçente me llamba efiçente.
Me planin komunal për efiçencë kërkohet nga Komuna që fillimisht të kryejë auditimin e energjisë për secilën ndërtesë komunale me qëllim që të ketë të dhëna të sakta për energjinë e ndërtesave.