Në fshatin Vranidoll në Prishtinë, është vjedhur sasi e arit në vlerë prej 14 mijë eurove, shkruan EkonomiaOnline.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se persona të dyshuar e të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij me ç’rast i kanë vjedhur para në shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) Euro, si dhe ari sipas tij në vlerë 14.000 (katërmbëdhjetëmijë) Euro,” bënë të ditur Policia e Kosovës.
Rasti i iniciuar mbetet nën hetime intensive nga njesitet policore.