Më 1 shtator 2016, rreth orës 19:37 është pranuar informata se në fshatin Smrekonicë, ka të shtëna me armë zjarri, ku policia menjëherë është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes.
Policia ka arritur të identifikojë dhe lokalizojë vendin e ngjarjes, përkatësisht zonën ku ishte dëgjuar e shtëna, ku dhe është gjetur një gëzhojë e cila është konfiskuar si prove materiale.
Sipas dëshmitareve të rastit, pas një zënke të çastit në rrugë, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tokës dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Pas mbledhjes se informatave të duhura është arritur të identifikohet i dyshuari D.H., 23 vjeçar dhe me ftesë të policisë ka ardhur në stacion policor në Vushtrri dhe ka dorëzuar armën.
Nga i dyshuari në fjalë është konfiskuar arma (revolja) e cila dyshohet që është përdorur në rast, një karikator dhe katër fishek si prove materiale.
Është intervistuar i dyshuari D.H., 23 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese nga prokurori i shtetit ju ka caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti po hetohet për vepër penale ’Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’, ’Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim te paautorizuar të armëve’.