Inaugurohet qendra e materialeve të riciklueshme në Vushtrri

Vushtrri | 17 Nën 2016 | 17:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Vushtrri është inauguruar Qendra për grumbullim, sortim e paketim të materialeve të riciklueshme, cila do të operojë si ndërmarrje sociale, duke i përfshirë grumbulluesit informalë në zinxhirin e menaxhimit formal të mbetjeve.

Projekti është mbështetur nga BE-ja me një grant prej 461 555 euro. Në ceremoninë e përurimit u vlerësua se projekti do të krijojë vende pune, si dhe rris cilësinë e mjedisit për qytetarët e këtushëm, raporton Ekonomia Online.

Besa Zogaj-Gashi, zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik, falënderoi financuesit e këtij projekti, Bashkimin Evropian, Komunën e Vushtrrisë, dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

“Ky projekt do të ndihmojë dukshëm në fushën e menaxhimit të mbeturinave, porse do të ndikojë edhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të kësaj ane, ngase do të rritet edhe numri i të punësuarve”, vlerësoi Zogaj-Gashi.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, po ashtu, u shpreh i lumtur për inaugurimin e kësaj qendre e cila do të operojë si ndërmarrje sociale, me qëllim të promovimit të klasifikimit të materialeve të cilat do të shërbejnë për riciklim, duke i përfshirë grumbulluesit informalë në zinxhirin e menaxhimit formal të mbetjeve.

“Përfshirja e punëtorëve joformalë të grumbullimit të mjeteve, krijon vende të reja të punës dhe mundëson atyre të mbledhin, klasifikojnë dhe të trajtojnë materiale të riciklueshme brenda një qendre të specializuar”, tha Abrashi.

Sipas tij, ky projekt do të ketë ndikim jo vetëm për Vushtrrinë, por edhe për regjionin.

Abrashi tha se ministria që ai drejton do të angazhohet që të mundësojë krijimin e ndërmarrjeve të këtilla sociale në të gjitha komunat e vendit. “Për të realizuar këtë qëllim, do të nxjerrim edhe një ligj”.

Ky projekt, u mirëprit edhe nga ana e drejtuesve të Komunës së Vushtrrisë, por edhe nga qytetarët, të cilët tani e tutje do të jetojnë në një mjedis më të pastër.

fabrika

shirit

14274335_1595969557085081_670564730_o

Të ngjashme