Në Vushtrri u pyllëzuan me pisha 25 hektarë

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 14:57 | Nga

Ka mbaruar projekti për mbëltimin e fidanëve të pishave , bungut dhe bagremit në hapësirat e zhveshura në sipërfaqet e Gumnishtës dhe Studimes së Epërme të Komunës së Vushtrrisë.

Ky aktivitet është realizuar nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës në kuadër të projektit për pyllëzimin e një pjese të hapësirave të zhveshura të maleve të Kosovës. Ky projekt po bëhet në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas, Sabit Mehmetit, menaxher i Sektorit të Pyjeve në Komunën e Vushtrrisë, gjatë muajit tetor dhe nëntor, vetëm në Gumnishtë janë mbjellë mbi 15 hektarë me fidanë të pishës së kualitetit më të mirë, kurse në rajonin e Studimes së Epërme janë mbjellë 10 hektarë.

Në këto sipërfaqe janë mbjellë 62 500 fidanë, gjendja e të cilave për momentin është shumë e mirë. Mehmeti është shprehur shumë i kënaqur me gjithë procesin e punës për mbëltimin e fidanëve.

Pyllëzimi i sipërfaqeve të tokës ka rëndësi të veçantë në pastrimin e ajrit dhe në zbukurimin e hapësirave pyjore në të mirë të qytetarëve tanë,ndaj lypset një kujdes i veçantë ndaj tyre, thotë Mehmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme