Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar një person duke drejtuar automjetin me 144 km/h në zonën, ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.
Shoferi është gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjergjicë të Prizrenit.
“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 144 km/h (gjobitet me 300€ dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.”