Numri i vdekjeve në Zvicër prej koronavirusit ka arritur në 1.217, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, të mërkurën, raporton Reuters.
Sipas njoftimit, në 24-orëshin e fundit janë shënuar 30 vdekje.
Po ashtu, numri i rasteve pozitive është rritur në 28.268.
Numri i të prekurve ka rënë ditëve të fundit, për çka është marrë vendim që nga 27 prilli të zbuten masat e kufizimit të lëvizjes.