Një rast i parë i variantit të virusit indian ka arritur tashmë edhe në Zvicër. Kjo është raportuar përmes Twitterit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Pasagjeri ka hyrë në Zvicër përmes një aeroporti tranzit, pasi Zvicra nuk ka fluturime direkte nga India.
Konsultimi për ta futur Indinë në listën federale të rrezikut ishte në vazhdim, edhe para se të zbulohej rasti i parë, shkruan srf.ch.
Të martën e kaluar, Patrick Mathys, shef i Seksionit të Menaxhimit të Krizave dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në BAG kishte deklaruar se varianti i virusit indian nuk ishte vlerësuar ende nga autoritetet ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch. Për momentin, dihet shumë pak për të marrë masa si ndalimi i hyrjes. në Zvicër i atyre që vijnë nga India
Ndërkaq Gjermania tashmë planifikon të ndalojë hyrjen nga India për shkak të “mutantit të dyfishtë” të ri të koronavirusit, transmeton albinfo.ch.
“Për të mos rrezikuar fushatën tonë të vaksinimit, udhëtimi në Indi duhet të kufizohet ndjeshëm”, është shprehur ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, për grupin mediatik Funke.
Nga mesnata e së hënës, nga India lejohen të hyjnë vetëm gjermanët. Atyre u duhet të bëjnë testin para nisjes dhe të hyjnë në karantinë për 14 ditë pas mbërritjes.
Mutacioni i virusit i zbuluar rishtazi në Indi na shqetëson shumë, thotë Spahn.