Mbrëmë më erdhi keq për Prishtinën, edhe një herë.
Por këtë herë ishte ndryshe.
Ndër vite sa kisha punuar në fushën e planifikimit urban me komuna të shumta në Kosovë, kurr në jetë deri mbrëmë nuk kisha parë se si një kryetar komune, e se si drejtora të komunës bashkë me asambleist negociojnë për një plan të një lagjeje.
Për mua kjo praktikë ishte e panjohur.
Mbrëmë profesioni I arkitektit ka vdekur bashkë me idenë e pronës publike.
Kryetari I Prishtinës është arkitekt, por si duket ka harruar që në rolin që ka ai nuk mund ta trajtoj qytetin e Prishtinës, as lagjen Kalabria e as Stacionin e Autobusëve si të tijin.
E njejta vlen edhe për kolegët e mi arkitekt brenda Komunës e edhe për arkitektët e qytetit të cilët ende se kam të qartë se kujt dhe ckaje I shërbejnë, nëse jo të mirës publike.
Njëkohësisht heshtja e shumë kolegëve të tjerë arkitekt me atë se cfarë po ndodhë në Prishtinë, është shqetësuese.
A I jemi nënshtruar të gjithë numrave të ndërtuesve dhe dëshirave të “banorëve”. A nuk dijmë më mirë?
A nuk mundemi apo nuk duam?
Stacioni Autobusave në Prishtinë është themeluar në vitin 1977 si pikë kryesore e mobilitetit në kryeqytet. Nuk pati fatin të lidhej mirë me rrethinën dhe kontekstin por kjo nuk e bënë më pak të vlefshëm. Dhe , këtë po e shohim tashmë.
Që nga paslufta kur të gjitha ndërmarrjet publike dhe shoqërore administroheshin fillimisht nga Agjencia e Mirëbesimit të Kosovës e pas pavarësisë nga Agjensioni Privatizimit të Kosovës është folur shpesh se do se si të ishte mirë që stacioni të privatizohej. Dhe ta dini që stacioni ishte vetëm karrem për ta mbështjelllur urinë për gjithë hapësirën madhe përreth tij e qe ngjallte uri të shumë biznismeneve.
Besoj ju kujtohen tentimet edhe në kohën e Shpend Ahmetit kur perfliteshin biznese të caktuara si mundësi që t’u ipej kjo tokë.
Shpendi nuk fluturoj shumë lartë dhe ja që erdhi Përparimi për t’na “përparuar” si qytet. I fshehur pas kërkesave të qytetarëve, plani I hollësishëm rregullues “Kalabria” me propozimin e Përparimit dhe me votat e LVV e tjetërson tokën publike të Stacionit të Autobusave, duke e kthyer në tokë për ndërtime të larta. Dhe, jo vetëm.
Askush nuk e di se cfarë saktësisht do të ndërtohet aty. Sepse, plani nuk ka kurfarë hollësishë, është I pakryer, përbën shkelje ligjore në disa komponenta të Ligjit për Planifikim Hapësinor, Udhëzimit Administrativ për elementet e PRRH si dhe Udhëzimit Administrativ për Normat Teknike të Planifikimit dhe në mungesë të hartës zonale dhe PZHK është I pavlefshëm që në start.
LVV shutoi penalltinë e Përparim Ramës I cili jo rastësisht e kishte vendosur koeficientin 7.0 tek stacioni. Ai e dinte që nuk do t’I kalonte si I tillë andaj për të pasur mundësi për negociim la hapësirë që LVV – edhe këta në emër të “banorëve” të ulin – negociojnë koeficientin dhe ai të vie aty ku Rama e kishte synuar në fakt.
Pse?
Pyetja është nëse Rama vërtet po synonte që të ndërtonte fillimisht unazën e jashtme dhe më pas edhe parkun olimpik me parat e investitorëve që investojnë tek Stacioni I Autobusëve si u pajtua tash me Koeficientin 3.0.
A do të investojnë te njejtit?
A kanë llogari?
As me koeficientin 7.0 nuk do ta bënin unazën. Sepse asnjë investitor, fitimet apo parat e tij nuk I futë në një investim që nuk I nxjerrë prapa ato para.
Tani Rama do të dëgjoni duke thënë që unazën e hoqi LVV se unë desha ta bëjë por nuk më lanë. Por ama RAMA mbetet fitues I interest të tij të synuar sepse atë do ta realizoj po se po.
Dhe ja, asambleistët e LVV në një moment u bënë edhe arkitekt e edhe planer duke negociuar numra e fate të hapësirave të qytetit dicka që as nuk u takon me ligj e as nuk e kanë profesion. Dhe, ligjerisht kjo as kryetarit të kryeqytetit nuk I takon për shkak të pozicionit që mban, edhe pse është arkitekt me profesion.
Gjithsesi, në fund që ta kuptojmë thjeshtë e qartë:
Me këtë propozim dhe me këto vota u vulosën marrëveshjet milionëshe që do të gjenerohen ëe konto të ndryshme nga privatizimi e tjetërsimi i pronës publike të Prishtine, e ndërsa qytetit tonë do t’i shtohen miliona meter kub beton, mijëra vetura shtesë, me rrugë të ngushta, pa shkolla e qerdhe të mjaftueshme, dhe me hapësira të gjelbëra minimaliste.
Një replikë e lagjes “MATI 1” më shumë në Prishtinë tregon edhe një herë se si tash e mbi 50 vite pas lagjeve Dardania, Ulpiana e Bregu I Diellit, arkitektët e kryetarët e Prishtinës nuk arritën me planifiku një lagje model e një lagje më të mirë.
Kalabria ishte një shans për qytetarët por edhe për qytetin. Si duket isha ende idealiste.
Sepse në retrospektivë Prishtina është produkt I mendësisë qeverisëse të LDK dhe LVV si dy parti që e kanë menaxhuar atë.
Prandaj as Kalabria nuk mund të ishte PËRJASHTIM.
Përveç që tani gjyetia është mbi pronën publike për kapitalizim privat.
PDK nuk u bë pjesë e këtyre pazareve të koeficientave të Kalabrisë dhe tjetërsimit të publikes dhe ky është veç një hap i vazhdueshëm pas rastit të ngjashëm “Badoci”.