Negociohet bashkëpunim me Microsoftin

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 13:19 | Nga

E përfundojmë planin për bashkëpunim me njërën nga IT kompanitë më të fuqishme globale në botë, theksoi kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm në Shkup me delegacionin e kompanisë Majkrosoft që e udhëheq Filip Rog, kryetar i kompanisë për Evropën Qendrore dhe Lindore.

Në takim, informojnë nga pres shërbimi qeveritar ishte biseduar për përfundimin e përgatitjeve të cilat duhet të thellohen në marrëveshjen për bashkëpunim të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë me Microsoft, të cilat kishin filluar në Davos këtë vit.

Kryeministri Zaev ka informuar në takim se Qeveria është e interesuar veçanërisht për digjitalizimin e plotë të administratës publike, si një nga qëllimet e Strategjisë për teknologji informatike dhe kompjuterike, e cila për prioritet ka shërbime më të shpejta dhe më cilësore për qytetarët.

Në bisedë ishte theksuar edhe vendosja e infrastrukturës teknologjike dhe moderne, me administratë të trajnuar adekuate dhe shërbime digjitale miqësore janë përparësi edhe kur bëhet fjalë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, si dhe për kompanitë private në vend, të cilave maksimalisht do t’u lehtësohet komunikimi dhe kryerja e punëve të investitorëve nëpër procedurat e digjitalizuara.

Vëmendje e veçantë në takimin e sotëm ishte përkushtuar në temën siguria kibernetike, dhe në mundësitë që Majkrosoft mund t’i ofrojë në këtë plan, që të sigurohen komunikimet qeveritare dhe të reagohet në sajber sulmet shpejtë, në mënyrë përgjegjëse dhe efikase, si dhe për nevojën e kompatibilitetit të sistemeve të sigurisë dhe protokolleve me ato të NATO-s dhe BE-së.

Në bisedë Zaev theksoi se nga bashkëpunimi i ardhshëm me Majkrosoftin pret edhe zgjidhje digjitale dhe teknologji përparuese, aplikative në arsim që t’u mundësohet të rinjve të fitojnë njohuri dhe shkathtësi në teknologjinë digjitale e cila do t’i bëjë konkurrues në treg.

Nga kompania Majkrosoft potencuan se ato janë të njoftuar dhe me vëmendje e ndjekin implementimin e programeve qeveritare për përkrahje të IT kompanive dhe sektorit dhe se janë të gatshëm të marrin pjesë në përkrahjen e start-up kompanive dhe akaceleratorët në biznesin me teknologjinë informatike.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme